Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi 900 gjoba për shkelje të masave     

 

 

Gjatë 24 orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar 961 gjoba për personat që nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht të vitit 2020 nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji.

Policia e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1165 tiketa trafiku./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button