Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me koronavirus në botë ka shkuar mbi 28 milionë.

Sipas të dhënave nga Worldometers më shumë se 919 mijë persona kanë vdekur nga Covid-19 në gjithë botën.

Numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara me 197 mijë e 421 viktima teksa nga fillimi i pandemisë janë infektuar 6 milionë e 636 mijë e 247 persona, transmeton rtv21.tv.

Në vendin e dytë për nga numri i të infektuarve radhitet India me 4 milionë e 659 mijë e 984 dhe 77 mijë e 506 të vdekur. Brazili rradhitet në vendin e tretë me 130 mijë e 474 viktima dhe 4 milionë e 283 mijë e 978 të infektua.

Kujtojmë se në gjithë botën janë infektuar 28 milionë e 659 mijë e 727 persona, ndërsa 20 milionë e 586 mijë e 147 njerëz janë shëruar deri më tani. Por, janë 60 mijë e 895 persona të cilët ende janë në gjendje kritike për jetën./21Media