Bisedimet e paqes “historike” me talibanët do të fillojnë sot

 

Bisedimet e para të paqes midis qeverisë afgane dhe talibanëve do të fillojnë në shtetin e Katarit të shtunën, pas disa muajsh vonesë.

Sekretari i SHBA-ve, Mike Pompeo e quajti takimin “historik” ndërsa ai udhëtoi në Doha për ceremoninë e hapjes.

Bisedimet do të fillonin pas një marrëveshje sigurie SHBA-Taliban në shkurt. Por, mosmarrëveshjet mbi një shkëmbim të diskutueshëm të të burgosurve bllokuan fazën tjetër, ashtu si dhuna në Afganistan, ku katër dekada lufte janë në një ngërç, transmeton rtv21.tv.

Një delegacion i afganëve kryesorë u largua nga Kabul për në Doha të premten – 11 Shtator, në 19 vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse ndaj SHBA-së që çuan në fund të sundimit të talibanëve.

Kreu i delegacionit, Abdullah Abdullah, tha se ata po kërkonin “një paqe të drejtë dhe dinjitoze”.

Të enjten talibanët konfirmuan se do të merrnin pjesë, pasi një grup prej gjashtë të burgosurish u la i lirë.

Këto janë bisedimet e para të drejtpërdrejta midis talibanëve dhe përfaqësuesve të qeverisë afgane. Militantët kishin refuzuar deri më tani të takoheshin me qeverinë, duke i quajtur ata “kukulla” të pafuqishme dhe amerikane.

Të dy palët synojnë pajtimin politik dhe një fund të dhjetëvjeçarëve të dhunës, i cili filloi me pushtimin Sovjetik të vitit 1979.

Bisedimet duhej të fillonin në mars por u vonuan vazhdimisht nga një mosmarrëveshje mbi shkëmbimin e të burgosurve të rënë dakord në marrëveshjen e shkurtit SHBA-Taliban, si dhe dhuna në vend.

Marrëveshja e veçantë, por e lidhur SHBA-Taliban përcaktoi një afat kohor për tërheqjen e forcave të huaja, në këmbim të garancive kundër terrorizmit. Kjo marrëveshje zgjati mbi një vit për t’u finalizuar dhe bisedimet qeveri-taleban pritet të jenë edhe më të komplikuara./21Media

Back to top button