21 vjeçarja furgonin e bëri shtëpi

Harroni qiranë e shtrenjtë, një grua 21-vjeçare ka treguar se si jeton në një furgon.
Përdoruesja e TikTok, Amélise Burr, nga Kembrixhi, zbuloi se si e transformoi furgonin në një shtëpi elegante rozë.
Në një video që ka mbledhur mbi 150,000 shikime, ajo tregoi si e bëri transformimin.
“Përshëndetje, emri im është Ame, mirë se erdhe në shtëpinë time të vogël. Kam kaluar një vit e gjysmë duke e shndërruar nga një furgon në një autobus. Këtu, unë po bëj tavolinën e punës të kuzhinës time, është bërë nga druri i paletës së lirë që e gjeta dhe e lava me rërë. Më pas shtova disa pllaka rozë në shpenzimet e mia, këto kushtojnë rreth 14 £”, tha ajo.
Për të rregulluar shtratin e saj ajo përdori disa rrasa alumini që gjeti në rrugën e dikujt përpara se të shtonte dru sipër, transmeton rtv21.tv.
Ajo shtoi gjithashtu një ventilator dhe madje ndërtoi dushin e saj nga e para.
Ajo fillimisht shpenzoi 5,000 funte për të blerë furgonin e vjetër të Ford-it, dhe deri më tani ka shpenzuar 2,000 funte për të transformuar brendësinë për ta bërë atë në një shtëpi./21Media

 

Back to top button