Mbi dy mijë raste aktive me koronavirus

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 2 mijë e 83.
Në raportin e fundit të publikuar, nga 7 mijë e 258 testime, 356 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë nga koronavirusi kanë vdekur 2 mijë e 991, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 195./21Media

Back to top button