Sot vranët, të enjten më ftohtë

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius.
Të enjten parashihet mot më i ftohët dhe me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë celsius.
IHMK ka njoftuar se në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta./21Media

Back to top button