Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi katër mijë doza të vaksinës antiCovid u dhanë në 24 orët e fundit

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 10 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit të MSh-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 687 mijë e 782 doza të vaksinës.
Deri më sot 788 mijë e 240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCovid.
Gjatë 24 orëve të fundit, 144 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga gjithsej 3 mijë e 908 testime./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button