Sot 4 vdekje nga COVID-19 të raportuara nga MSH-ja

Në 24 orët e fundit, katër qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19.
Ndërsa nga 4 mijë e 132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Janë shëruar 2 mijë e 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201 mijë e 15. Në total numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë është 16 mijë e 849.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 355 doza të vaksinës kundër virusit. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 797 mijë e 661 doza të vaksinës.
Deri më sot 809 mijë e 613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 91 mijë e 372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button