Mblidhen Imituesit e udhëheqësve botërorë
Në Hong Kong janë mbledhur imituesit e udhëheqësve botërorë
Tre meshkuj që imitonin presidentin e SHBA-ve Donald Trump, ish-presidentin Barak Obama dhe udhëheqësin e Koresë së Veiut, Kim Jong Un shkaktuan të qeshura dhe kaos në qendër të Hong Kongut.
Trafiku u ndal derisa njerëzit u mblodhën rreth treshes për të bërë foto.
Imituesi i Barack Obamas, Reggie Brown, me veshë protetikë, tha se ishte i lumtur për krejt dashurinë e shfaqur,transmeton rtv21.tv
“Mendoj se botës po i mungon Obama tani për shkak të presidentit tonë në SHBA. Dhe është ndjenjë e mirë të punosh pas administrimit të tij, pasi që ai e la zyrën dhe tani që kemi administratën e re, botës po i mungon presidenti,” tha Brown i cili erdh nga Çikago.
“Nder i madh të ulesh midis Obamas dhe Donald Trump. Dale t’ju them si udhëheqës, si udhëheqës më i rëndësishëm, Donald Trump është shumë i dobët” tha imituesi australian i Kim, Howard X.
Po ashtu nga Çikago, muzikanti 66-vjeç dhe imituesi i Trump, Dennis Allen tha se deshi t’i bënte njerëzit të qeshnin.
“Unë nuk do të kundërvihem. Nuk jam Donald Trump, njerëzit ka kohë që më thonë se i ngjaj Donald Trump. Dhe e kam shfrytëzuar ngjashmërinë time me Donald Trump për t’i bërë njerëzit të qeshin. Dhe qofshin kritikat për Donald Trump të vërteta ose jo, një pjesë e madhe e humorit për të është qesharak. Dhe këtë e bëj me ngjashmërinë time me Trump. T’i bëjnë njerëzit të qeshin dhe t’i zbavis” tha Allen.
Profesionistët e ngjashëm me udhëheqësit janë angazhuar për Rugby Sevens./21Media