Mblidhen rreth 400 mijë euro për luftimin e COVID-19

22 mijë nga Kosova

Ministri në detyrë i Transfereve dhe i Financave, Besnik Bislimi ka njoftuar se deri më tani janë mbledhur rreth 400 mijë euro për luftimin e COVID-19, e prej tyre 22 mijë nga Kosova.

“Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 391.886 Euro. Donacione nga Zvicra janë 206.000 euro; nga Gjermania 92.000; nga Kosova 22.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika.
Shumë faleminderit secilit prej jush.”, shkroi Bislimi në Facebook.

Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 449. Të shëruar janë 79 pacientë dhe 12 të vdekur./21Media

Back to top button