​KRU “Prishtina”: Nuk do të ketë shkyçje të borxhlinjve, ishte një gabim teknik

Në kohë të pandemisë nuk do të ketë shkyçje për shkak të borxheve

KRU “Prishtina” pak më parë dërgoi një komunikatë ku njoftoi se ka filluar me shkyçje masive të konsumatorëve për mospagesë të faturave.

Por, tani ka dërguar një sqarim duke kërkuar falje ku thuhet se kanë bërë një lëshim teknik, duke dërguar një komunikatë të vitit 2019.

KRU “Prishtina” sqaron se për shkak të kohës së pandemisë nuk do të ketë shkyçje për shkak të borxheve.

“Të nderuara media, të nderuar gazetarë, Para pak çastesh, keni pranuar një email që ka qenë gabim teknik. Emaili në fjalë nuk pasqyron tash për tash qëndrimin e KRU” Prishtina”. Ai email ka qenë i vitit 2019, kur ne aplikonim shkyçje për shkak të mospagesave. Sot, nuk ndëshkohet askush përderisa jemi në këtë gjendje me COVID 19 Për shkak të gabimit teknik , ju lutem të injoroni atë email. Ju kërkojmë falje dhe ju falënderojmë për bashkëpun im dhe mirëkuptim!”, thuhet në sqarimin e KRU Prishtina.

Back to top button