Mblidhet KQZ-ja

KQZ-ja mban mbledhje

Pas shpalljes së datës së Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet gjatë ditës së sotme (e enjte, ora 16:00).

Në këtë mbledhje do të merren hapat e parë nga KQZ-ja për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar se ne këtë mbledhje pritet të miratohet Plani Operacional për Zgjedhjet e Parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Gjithashtu, sipas tij, në këtë mbledhje do të miratohen edhe afatet e aktiviteteve zgjedhore.

Back to top button