Kaloni te përmbajtja kryesore

Thellohet kriza qeveritare në Kroaci

Plenkoviq në seancën e sotme të qeverisë tha se Kuvendi do të pushojë deri në fund të zgjedhjeve lokale

Kriza qeveritare në Kroaci është duke vazhduar dhe tashmë është e qartë se në zgjedhjet lokale do të shkohet pa indikatorë të qartë nëse kabineti i Andrea Plenkoviq ka shumicën parlamentare, apo jo, duke pasur parasysh se ai sot ka paralajmëruar se ministrat e ri do t’i propozojë në fillim të qershorit.

Plenkoviq në seancën e sotme të qeverisë tha se Kuvendi do të pushojë deri në fund të zgjedhjeve lokale, pasi sipas tij, është e rëndësishme që në atmosferën e zgjedhjeve lokale të koncentrohet në çështje me interes jetësor për qytetarët.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button