Mbretëresha Elizabeta II mbajti fjalimin në Parlament

Shpaloset programi i Qeverisë së re

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta e Dytë, ka shpalosur sot para deputetëve të përbërjes së re të Parlamentit programin ligjvënës të qeverisë së re, në të cilin mbizotërojnë ligjet për përgatitjen e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Në fjalimin e shkurtë, me të cilin tradicionalisht hapet puna e Parlamentit, Mbretëresha tha se Qeveria e Kryeministres Thereza Mey do të punoi, për të siguruar marrëveshjen më të mirë të mundshme për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian.

Ajo paralajmëroi edhe formimin e një komisioni të ri për luftë kundër terrorizmit dhe miratimin e strategjisë për luftë kundër terrorizmit. Elizabeta e Dytë paralajmëroi edhe miratimin e ligjit për forcat e armatosura, me ç’rast qartësoi se autoritetet në Britani do të vazhdojnë të ndajnë për mbrojtje dy për qind të bruto prodhimit të brendshëm.

Kryeministrja Mey, në prag të fjalimit të Mbretëreshës, përsëriti në Parlament pakënaqësinë për shkak të rezultatit të zgjedhjeve dhe ju premtoi qytetarëve një qeveri, e cila do të jetë në gjendje që të dëgjoi këshillat e tyre./21Media

Back to top button