Britania tronditet nga një deklaratë pas sulmit në Londër

Evans ka tronditur të gjithë me deklaratën e tij

I biri i pronarit të kompanisë, në të cilin Deren Ozborn mori me qira kombin, me të cilin u përplas në një grup të besimtarëve para xhamisë në Londër, ka shokuar opinionin me një porosi, të cilën e publikoi në porosinë e tij në Facebook

“Është kjo kompania e babait tim, nuk përzihem ne punën e tij. Është mëkat që nuk jep me qira tanke, ngase në këtë rast, puna do të ishte kryer”, shkroi Riçard Evans, shkruan rtv21.tv

Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale sulmuan ashpër Evansin për shkak të komentit të neveritshëm dhe e quajtën edhe mbeturinë. Më pas Evans fshiu porosinë nga profili i tij, ndërsa i atij i tij, Li, u distancua nga komenti i të birit.

Ozborn, 47 vjeçar, baba i katër fëmijëve u arrestua, pasi që qëlloi me kombi qytetarët në Finsburi. Si pasojë e këtij sulmi u lënduan 11 persona. Një person ka vdekur, por ende nuk dihet se a ka vdekur si pasojë e sulmit./21Media

Back to top button