Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë transaksionet me Bankën Qendrore Ruse

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar për ndalim të transaksioneve që përfshijnë Bankën Qendrore të Rusisë, në masën e fundit për të shkëputur institucionet financiare të Moskës nga tregjet perëndimore.
Masat do të ndalojnë gjithashtu institucionet financiare britanike nga transaksionet me ministrinë e financave të Moskës dhe fondin e saj të pasurisë sovrane, ndërsa zyrtarët thanë se kjo do të parandalonte kompanitë ruse nga emetimi i letrave me vlerë të transferueshme dhe instrumenteve të tregut të parasë në MB.
Sanksionet e reja përfshijnë gjithashtu kufizime të mëtejshme kundër institucioneve financiare ruse, masa për të forcuar kufizimet tregtare dhe një masë për të parandaluar disa banka nga “qasja  dhe pagesat e kleringut përmes MB”, thuhet në njoftim.
Sipas zyrtarëve, më shumë sanksione do të njoftohen këtë javë.
Kancelari Rishi Sunak tha se masat dëshmojnë vendosmërinë tonë për të aplikuar sanksione të rënda ekonomike në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Ai shtoi se masa do të imponojnë kostot më të larta për Rusinë dhe do ta ndërpresë atë nga sistemi financiar ndërkombëtar për sa kohë që ky konflikt të vazhdojë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button