Mbretëria e Bashkuar mbledhi 85 milionë funte për të ndihmuar ukrainasit

Më shumë se 85 milionë funte janë mbledhur në Mbretërinë e Bashkuar për të ofruar ndihmë për Ukrainën.

Komiteti i Emergjencave të Fatkeqësive (DEC), i cili përbëhet nga 15 organizata bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar duke përfshirë Kryqin e Kuq Britanik dhe Oxfam falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar që kur apeli u nis të enjten.

Komiteti tha se para kanë dhuruar, Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit, si dhe mijëra anëtarë të publikut, transmeton rtv21.tv

Totali i fundit përfshin 25 milion £ nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Njerëzit janë inkurajuar të vazhdojnë të dhurojnë, pasi DEC ka paralajmëruar se mbështetja për Ukrainën ka të ngjarë të jetë e nevojshme për muaj dhe vite./21Media

Back to top button