Mbyllen për qarkullim disa rrugë në lagjen “Pejton”

 

 

Në mëngjesin e sotëm do të fillojnë punët për asfaltimin e rrugës në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Për shkak të punimeve që do të bëhen në këtë pjesë, rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” dhe Perandori Justinian” do të jenë të mbyllura për trafik.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se këto rrugë do të jenë të mbyllura nga mëngjesi i sotëm e deri të premten në ora 18:00. Ai ka kërkuar nga qytetarët që frekuentojnë këto rrugë që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.

Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!”, ka shkruar Ahmeti.

Back to top button