Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbyllen shkollat dhe fabrikat në New Delhi

Shkollat dhe fabrikat në New Delhi do të mbyllen nga e shtuna, ndërsa po merret parasysh edhe kufizimi i qarkullimit rrugor, pasi niveli i ndotjes së ajrit në kryeqytetin e Indisë është shumë i lartë.
“Duke filluar nga nesër mbyllim të gjitha shkollat dhe fabrikat në New Delhi. Po ashtu anulojmë edhe aktivitetet në natyrë”, njoftoi ministria përkatëse në një konferencë për shtyp, duke theksuar se po shqyrtohen kufizimet në qarkullimin rrugor për shkak të ndotjes.
Vendimi për mbylljen erdhi pasi qytetarët e shqetësuar dhe ambientalistët u bënë thirrje autoriteteve të marrin në konsideratë ndikimin e ndotjes tek qytetarët.
New Delhi është një qytet me rreth 20 milionë banorë dhe kryeqyteti më i ndotur në botë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button