Kurti: Ambasadori Kosnett gjithmonë është i mirëseardhur në Kosovë

1 min read

Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, kanë zhvilluar sot takimin lamtumirës, me rastin e përfundimit të mandatit të Kosnett.

Kurti e ka falënderuar ambasadorin për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të tij në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikën janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm. Me të përkrah dhe me vullnetin politik të Qeverisë, Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka theksuar se si kryeministër do të vazhdojë këtë traditë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit e saj në Kosovës në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta.

Kryeministri i ka uruar ambasadorit Kosnett suksese të mëtutjeshme në angazhimet e tij të radhës, duke ia rikujtuar se gjithmonë është i mirëseardhur në Kosovë./21Media