Mbyllen vendkalimet për këmbësorë në Fushë Kosovë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë (MMPHI) e ka detyruar Komunën e Fushë Kosovës që t’i mbyllë vendkalimet për këmbësorë në rrugën kryesore M9, pasi të njëjtat janë vlerësuar të paligjshme.
Komuna e Fushë Kosovës përmes një shkrimi në “Facebook” ka njoftuar se Ministria ka vlerësuar se dy vendkalime për këmbësorë në këtë rrugë janë rrezik për pjesëmarrësit në trafik.
“Sipas këtij vendimi Inspektori i MI gjatë inspektimit dhe kryerjes së detyrës zyrtare ka konstatuar se komuna e Fushë Kosovës ka hapur vendkalim për këmbësor në kundërshtim me ligjin 03/L-120. Në arsyetim për mbyllje nga ana e Inspektorit të Ministrisë së Infrastrukturës thuhet se “ Mbyllen këto vendkalime (2 – sosh) të cilat janë rrezik permanent për pjesëmarrës në trafik dhe në të cilat ka pasur dhe mund të ketë edhe viktima njerëzore”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button