Mbyllet bufeja e MPB-së për shkak të krimbave në pije

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e ka mbyllur përkohësisht bufenë brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Lajmi për portalin rtv21.tv është konfirmuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Në përgjigjen për portalin rtv21.tv thuhet se bufeja është mbyllur për shkak të papastërtisë aty, sipas tyre dyshohet se në shishet e hapura të pijeve ka pasur krimba.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë ka pranuar një ankese se ne bufen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, zyrtaret e saj janë sherbyer me pije lengje-pjeshke 200 ml, shlshe qelqi brenda së cilave ka krimba. Menjeherë është dërguar ekipi inspektues për shqyrtim të ankesës. Kontrolli ka nisur nga lloji i produktit të dyshuar, janë hapur disa njësi të këtij lloji produkti dhe në 50% të shisheve të hapura ka rezultuar se brenda tyre në tape vëreheshin një lloj i krimbave. Lengje nga frutat e tjera nga prodhuesi i njëjtë nuk janë gjetur. Inspektori ka vendosur që sasi që është gjetur të asgjesohet menjeherë. Pijet tjera ndalohen për qarkullim shitje servim deri në gjurmueshmëri të plotë të rastit. Inspektorati ka vazhduar kontrollin inspektues edhe sa i perket kushteve teknike sanitare dhe higjienike. Fillimisht është evidentuar se operatori ekonomik Beni Dona i cili ka fituar tenderin për zhvillim të veprimtarisë gastronomike në këtë objekt nuk është i regjistruar në AUV”, thuhet ndër tjera.
Gjithashtu është bërë e ditur se punonjesit nuk kanë poseduar libreza sanitare dhe nuk ka qenë i pajisur me rroba të punës, siç thuhet nuk kanë pasur hapësirë të veçantë për vendosje të rrobave tjera dhe mbathjeve.
“Në të njëjten hapesirë kanë qenë të vendosura pijet në dysheme, prej disa prej tyre nuk ka ofruar dokumentacion të furnizimit. Po ashtu nuk ka qenë e kryer DDD. Bazuar në të gjeturat, inspektorati ka vendosur mbylljen e perkohshme deri në permiresim të kushteve sanitare teknike-higjienike dhe pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm. Po ashtu menjeherë është njoftuar Zyra Regjionale e AUV-së në Prizren për vazhdim të gjurmueshmerisë tek prodhuesi i pijeve lengje Fruti. Atje inspektorati ka inspektuar fabriken prodhuese. Ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të gjitha produktet e linjes së prodhimit të paketimit të qelqit. Po ashtu ka urdhëruar ndërprerjen e prodhimit për këtë linjë deri në hulumtim të plotë të rastit dhe raporti të analizave laboratorike”, thuhet tutje në pergjigjen e AUV-it./21Media

Back to top button