Haradinaj: Buxheti i varfërimit, AAK nuk do ta votojë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar buxhetin për vitin 2023, duke thënë se për herë të parë në historinë e Kosovës, kemi një buxhet më të vogël në krahasim me vitin paraprak.
Sipas Haradinajt, buxheti i paraparë në kufijtë e shpenzimeve 3 miliardë e 212 milionë euro, nominalisht 10.8% më i madh sesa ai i vitit 2022, në fakt është për një të katërtën më i vogël.
Ai ka thënë se nëse shumës së paraparë, ia zbresim 20% inflacion (sipas Bankës Botërore) dhe inflacionin prej 4.3% që qeveria e ka paraparë për vitin 2023, atëherë vlera reale e buxhetit bie në 2.5 miliardë, e që është 400 milionë euro më i vogël sesa buxheti i vitit 2022.
“Për të qenë më i qartë, qytetarët që marrin paga nga shteti, shërbyes civilë, pensionistë dhe të gjitha kategoritë e tjera, do të jenë për 25% më të varfër krahasuar me 2022, sepse me pagat e tyre do të blejnë 25% më pak mallra të konsumit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ao ka thënë se AAK nuk do ta votojë buxhetin për 2023 në Kuvend./21Media

Back to top button