Mbyllet konkursi për specializime, aplikuan rreth 2 mijë mjekë

 

Rreth 2 mijë kandidatë kanë aplikuar në konkusin për specializimve për të tre nivelet e Kujdesit Shëndetësor. Kjo u bë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Pra, për Kujdesin parësor Shëndetësor, të financuar nga komunat QKMF (Mjekësi familjare, biokimi klinike dhe ku ka maternitete, pediatër dhe gjinekolog). Për Kujdes Dytësor dhe Tretësor (Spitale të Përgjithshme dhe QKUK-profilet e tjera të specializimeve, sipas nevojave të institucioneve) Ndërsa për Stomatologji, janë 250 vende me vetëfinancim.”, njoftoi Zemaj.

Po ashtu Zemaj tha se para dy ditësh, MSh ka bërë edhe plotësimin e konkursit duke ndarë disa vende shtesë për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, disa institucione të tjera, dhe duke ndarë edhe 8 vende me financim nga Ministria për mjekët nga Lugina e Preshevës dhe 40 me vetëfinancim, duke ndarë kështu gjithsej 48 vende specializime për mjekët nga Lugina e Preshevës.

“Sigurisht, kjo është një ndihmë e drejtpërdrejt për fuqizimin e shërbimeve shëndetësore në komunat me shumicë shqiptare atje, për faktin se specializantët, pas mbarimit të programit, sipas kontratës do të jenë të obliguar të punojnë në Luginë.”, tha ai.

Zemaj po ashtu u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara, organizatave qeveritare dhe jo-qeveritare që ta bëjnë monitorimin e këtij procesi,” duke siguruar transprencë të plotë dhe mudnësi të barabarta për të gjithë kandidatët.”, u shpreh Zemaj.

Konkursi për shkollim speciaistik në mjekësi është hapur, pas katër vjetësh më 30 korrik 2020./21Media

Back to top button