59 persona me Covid-19 në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje të rëndë

 

Aktualisht në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 59 pacientë me Covid-19 prej tyre 39 pacientë janë në Oksigjeno terapi, kurse  17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Sa i përket personelit të spitalit me Covid-19 janë të infektuar 5 mjekë, 17 Infermierë dhe 3 punëtor nga personeli jo mjekësorë.

Ndërsa siç bëhet e ditur në raportin e këtij spitali 7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./21Media

Back to top button