Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbyllet kufiri i Bllacës, s’ka hyrje dalje nga Maqedonia e Veriut

Është mbyllur kufiri në Bllacë të Poshtme dhe me këtë ndalohen hyrjet dhe daljet nga Maqedonia e Veriut, transmeton TV21.

Mbyllja e kufirit vlen për të gjitha automjetet dhe individët, ka njoftuar Lidhja Automote e Maqedonisë.

“Vendkalimi kufitar Bllacë e Poshtme është mbyllur tërësisht për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut (për të gjitha automjetet dhe individët)”, thuhet në njoftim.

Kjo mbyllje vjen ngaqë në fshatin Bllacë kanë shpërthyer zjarre.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button