Mbyllet me barazim miqësorja Shqipëri- Arabi Saudite

Shqipëria dhe Arabia Saudite barazuan me rezultat 1-1 në ndeshjen me karakter miqësor të zhvilluar në stadiumin “Al Nahyan”.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 42’ të pjesës së parë me golin e realizuar nga Saleh Alshehr nga penalltia dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, trajneri Edi Reja bëri shumë ndryshime në formacion duke inkuadruar lojtarë si Balaj, Roshi, Rrapaj, Mitaj, Kallaku dhe Skuka të cilët i dhanë freski lojës së kuqezinjve.
Nuk vonoi shumë dhe Shqipëria gjeti golin e barazimit përmes Bekim Balajt. Deri në fund, skuadra provuan që ta fitonin ndeshjen, por asnjëra nuk e gjeti golin e dytë dhe ballafaqimi y mbyll pa fitues.

Back to top button