Nuk ka afate ligjore për dekretimin ose jo të Kryeprokurorit të Shtetit

Presidentja Osmani ka refuzuar që ta dekretojë Kryeprokurorin e Kosovës gjithnjë përderisa I gjithë procesi, sipas saj, është i kontestuar në gjykatë. Ajo tha se do të zbatojë kushtetutën dhe ligjin e Kosovës. Zyra e Kryeprokurorit nuk ka bërë të ditur qëndrimin për mos dekretim. Monitorues të procesit kanë thënë se Presidentja nuk e ka një afat të caktuar por ajo duhet të mendojë që ta zhbllokojë procesin.
Presidentja Vjosa Osmani u thirr në kushtetutshmëri dhe ligje të Kosovës për mos dekretimin e Kryeprokurorit të Kosovës dhe bëri me dije se do të pres vendimet e Gjykatave për të marr një qëndrim rreth kësaj çështjeje. Presidentja Osmani foli për procesin në një aktivitet të saj ditor dhe përkujtoi se si presidente është e thirrur ta zbatojë ligjin.
“Këshilli Prokurorial është i njoftuar dhe atë në takimin e fundit që kemi pasur me ta. Është absurde që të pritet të dekretohet një proces, i cili është duke u kontestuar në gjykatat e Kosovës. Kjo nuk ndodhë në një vend ku sundon ligji. E unë jam presidente që e respektoj ligjin dhe kushtetutën”, tha Osmani.
Presidentja Osmani nuk ka ndërmarr një hap në drejtim të dekretimit të kandidatit të propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Blerim Isufaj, si kryeprokuror i shtetit. Procesi ka nisur më shumë se gjashtë muaj më parë, por u sfidua në Gjykatën Kushtetuese nga dy kundërkandidatë të tjerë të z. Isufaj. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për të mos marr për bazë ankesat e dy kandidatëve të tjerë për kryeprokuror, i ka hapur rrugë vendimit të Presidentes.
Por, njohës të rrethanave thonë se Presidentja po pret hyrjen në fuqi të Ligjit për Këshillin Prkuorial të Ksovës, që tashmë është sfiduarnë Gjykatën Kushtetuese nga partitë në opozitë. Grupi për Studime Juridike dhe Politike, organizatë kjo që i ka monitoruar procedurat e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, thonë se nuk ka afate ligjore për dekretimin ose jo të kryeprokurorit të shtetit.
Por, Liridon Salihi ka rekomanduar që të merret ndonjë veprim në këtë drejtim por i njëjti të jetë i arysetuar mirë.
“Nuk ka ndonjë afat dhe shohim që presidentja nuk po vepron asgjë. Duke qenë se ne e kemi monitoruar këtë proces, ne rekomandojmë që të merret ndonjë veprim qoftë për kandidatin e propozuar ose për refuzimin e kësaj kandidature por sygjerojmë që ky vendim duhet të jetë i arysetuar mirë. Në anën tjetër duke pasur parasysh që  pozita e kryeprokurorit të shtetit është një nga pozitat më të larta në sistemin gjyqësor në kosovë ne konsideorjmë që nuk është emirë që kjo pozitë të mbetet më ushtrues detyre pra duhet të zhvillohen procedurat”, tha Salihi.
Më 13 qershor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar shtatë prokurorë me mandat fillestar, sipas propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Por, ndryshe nga afati ligjor prej 60 ditësh për dekretimin e prokurorëve, presidentja e Kosovës nuk ka ndonjë afat kushtetues dhe ligjor për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Një hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi. Lavdim Makshana thotë se Presidentja duhet të shfrytëzojë një afat të arsyeshëm kohor.
“As kushtetua e as ligji për këshillin prokurorial  nuk parahseh afat për dekretimin e Blerim Isufaj për kryeprokuror të shtetit. Presidentja nuk është e lidhur me afate kohore, ajo është dashur të mos i pres këto vendimeve të gjykata të vendos lidhur me këtë cështje por konsiderojmë që jemi në afat e arsyeshëm kohor dhe konisderojmë që jemi në një fazë të tillë. Dhe tanimë ka kaluar një kohë që nuk është dekretuar blerim isfuaj dhe meqë skemi afat të caktuar edhe preisdentes i lejohet të zgjas të jetë brenda atij afati të arsyeshëm kohor”, tha Makshana.
Kryeprokurorit të deritashëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka skaduar mandati më 21 prill. Aktualisht, ushtrues i detyrës është Besim Kelmendi, i cili i ka kompetencat e plota të Kryeprokurorit të Shtetit./21Media 
 

Back to top button