Mbyllet pa fitues derbi mes Villarrealit dhe Atletico Madridit

Ka përfunduar ndeshja e fundit e programit të sotëm të La Ligas spanjolle, ku në stadiumin “La Ceramica” Villarreali dhe Atletico Madridi kanë ndarë pikët e barabarta.
Pas 90’ minutave të zhvilluara, Atletico Madridi ka arritur të barazojë me rezultat 2:2 me skuadrën e Villarrealit.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi Angel Correa, i cili kalon Atleticon në epërsi prej 1:0 në minutën e 10’ të ndeshjes.
Golin e barazimit Villarreali e gjeti përmes mbrojtësit Pau Torres, i cili shënon për 1:1 në minutën e 29’.
Pjesën e dytë e nisi më mirë skuadra e Villarrealit, e cila edhe e gjeti golin e epërsisë përmes ish-mbrojtësit të Liverpoolit Alberto Moreno, i cili shënon në minutën e 58’ për 2:1.
Golin e barazimit për kampionin spanjoll dhe të fundit të ndeshjes e shënoi mesfushori Kondogbia, i cili shënon për rezultatin përfundimtar 2:2 në minutën e 67’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, kampioni spanjoll Atletico renditet në vendin e katërt në tabelë me 33 pikë, katër sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Villarreali që zë vendin e tetë në tabelë.
Rezultati final i ndeshjes është 2:2.

Back to top button