​Mbyllet pa fitues ndeshja e vetme e Superligës së Shqipërisë

Ka përfunduar pa fitore ndeshja e vetme e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë në futboll.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Laçi”, skuadra e Laçit dhe ajo e Kukësit kanë barazuar 1:1,.

Te vendasit golashënues ishte Ronald Sobowale (minuta e 87’), kurse te Kukësi golin e shënoi Carlos Rivas në minutën e 2’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Laçi ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vendin e shtatë, krahas Kukësi që renditet i teti me 19 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

Back to top button