Mbyllet pa fitues takimi mes Prishtinës dhe Gjilanit

 
Ka përfunduar me rezultat të bardhë 0:0 takimi mes Prishtinës dhe Gjilanit, ndeshje kjo e mbetur nga xhiroja e 26-të.
Prishtinasit patën mundësi të shënonin nga penalltia, për ta marrë një fitore minimale, por nga 11 metërshi në minutën e 88′ pritjen e Besnik Krasniqit e priti Enea Koliçi
Skuadra e Zekerija Ramadanit deri tash ka grumbulluar 51 pikë në 26 ndeshje, kurse futbollistët e Ismet Munishit momentalisht kanë 37-të pikë në pozitën e katërt në tabelë.
Klubi nga kryeqyteti në xhiron e ardhshme do të luajë derbin ndaj Ballkanit, derisa Gjilani pret skuadrën nga Peja, Besën.

Back to top button