Mbyllet pika kufitare në Merdare

Pika kufitare në Merdare është mbyllur për qarkullim të martën në mbrëmje.
Kjo pikë është mbyllur për shkak të barrikadave që serbët kanë vendosur në pjesën e Serbisë.
“Qarkullimi në pikën kufitarë Merdare është i mbyllur në hyrje dhe dalje, për arsye të barrikadave në territorin e Serbisë, diku rreth 2 kilometra, deri në një informatë tjetër të shfrytëzohet PKK tjera”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme./21Media

Back to top button