Mbyllet pjesa e parë, Argjentina me epërsi të dyfishtë ndaj Francës

Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes finale të Kupës së Botës ndërmjet Argjentinës dhe Francës në “Lusail Iconis Stadium”.
Argjentinasit kanë shkuar në pushim me epërsi solide 2-0 duke bërë kështu një hap të madh drejt kurorëzimit si më të mirët e botës.
Lionel Messi i dha epërsinë e parë Argjentinës kur në minutën e 23’ goditi saktë nga penalltia duke e mposhtur portierin Hugo Lloris.
Ndërsa 13 minuta më vonë, një aksion i bukur i argjentinasve u mbyll me gol të bukur nga Angel Di Maria i cili realizoi për 2-0.
Trajneri i Francës Didier Deschamps ka bërë dy zëvendësime duke larguar nga loja Olivier Giroud dhe Ousmane Deëmbele për ta inkuadruar dyshen Thuram-Kolo Munai.

Back to top button