Mbyllet pjesa e parë, City e Arsenal në epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet tejet interesante mes Manchester Cityt e Nottingham Forest dhe Arsenalit e Aston Villas.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, Arsenali vazhdon drejt zhveshtoreve në epërsi prej 1:0 kundër Aston Villas.
Golin e vetëm për “Topçinjtë” në këtë pjesë të parë e shënoi ylli brazilian, Gabriel Jesus, në minutën e 30’ të ndeshjes.
Në anën tjetër, City është duke avancuar me rezultat 3:0 kundër Nottingham Forest, ku që të tri golat i shënoi bomberi norvegjez, Erling Haaland.
Fillimisht, Haaland e zhbllokon rezultatin në 1:0 në minutën e 12’, kurse e thellon në 2:0 në minutën e 23’.
Golin e fundit të kësaj pjese të parë Haaland e shënoi në minutën e 38’ të ndeshjes.
Pjesa e parë
Manchester City 3:0 Nottingham Forest
Arsenal 1:0 Aston Villa

Back to top button