Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Southampton-it e Liverpool-it

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes skuadrës së Southampton-it dhe gjigantit anglez Liverpool, ku të dy skuadrat hynë drejt zhveshtores me nga një gol të shënuar.
Pas 45’ minutave të zhvilluara në stadiumin “St. Mary”, Liverpool-i është duke barazuar si mysafirë me rezultat 1:1 me Southampton-in.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi i krahut Nathan Redmond, i cili kaloi Southampton-in në epërsi rpej 1:0 në minutën e 13’ të ndeshjes.
Golin e barazimit për Liverpool-in e shënoi Takumi Minamino, i cili në minutën e 27’ barazon shifrat në 1:1.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 1:1.

Back to top button