Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen mes Llapit dhe Ulpianës, ja rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes skuadrës së Llapit dhe asaj të Ulpianës, ku rezultati qëndron i barabartë.
Takimi mes Llapit dhe Ulpianës filloi nga ora 13:30 për arsye se nga ora 13:00 është bërë inaugurimi i stadiumit “Zahir Pajaziti”.
Rezultati në këtë ndeshje ende nuk është zhbllokuar, ku pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat portierët kanë arritur të bëjnë punën e tyre dhe të mbajnë portat e paprekura.
Rezultati i pjesës së parë mes Llapit dhe Ulpianës është i barabartë 0:0

Back to top button