Mbyllet qarkullimi i një pjese të rrugës “Muharrem Fejza”

Një pjesë e rrugës Muhrrem Fejza do të jetë e mbyllur për dytë ditë, njofton Komuna e Prishtinës.
“Për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet për qarkullim ditën e Premte dhe të Shtunë, përkatësisht me datë 08.04.2022 dhe 09.04.2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00.”, thuhet në njoftim,.
Këto punime po realizohen nga Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave ./21Media

Back to top button