Pjesë e filmit turk, Vedat Bajrami publikon pamje nga xhirimet e “Elif Ana”

Aktori kosovar, Vedat Bajrami, është njëri ndër komedianët më të mirë në Kosovë, e përveç në trojet shqiptare, ai para katër muajsh ka informuar se është bërë pjesë e filmit turk “Elif Ana”.
Aktori dje ka publikuar disa fotograi nga xhirimet e filmit, me ç’rast ka shkruar: Merhaba Elif Ana, shkruan rtv21.tv
Vedatin të gjithë e njohin si njërin ndër komedianët më të mirë në Kosovë, e tashmë do të keni mundësi ta shihni edhe në role tjera.

Xhirimet e filmit “Elif Ana”, prodhuar nga Life is a Movie Film Production Inc, me regji nga Semir Aslanyürek-ut dhe Kazım Öz-it kanë filluar më 25 nëntor në Kahramanmaraş, ku është lindur dhe rritur Elif Ana.
“Elif Ana” është një person që ia ka kushtuar jetën mirësisë. Jeta e saj ka kaluar duke vrapuar në hallin e atyre dhe në ndihmë të atyre që janë në vështirësi. E vetmja vlerë që ajo grumbullon në këmbim të veprave të saj të mira është kënaqësia njerëzore. Me fjalë të tjera, ajo e ka grumbulluar shpërblimin për veprat e mira jo në portofolin e saj, por në ndërgjegjen e saj”, kështu është përshkruar “Elif Ana” nga Semir Aslanyürek dhe Kazım Öz.
Aktorët në kastin e filmit të “Elif Ana” janë: Vedat Bajrami, Aliye Uzunatağan, Ali Sürmeli, CezmiBaskın, Necmettin Çobanoğlu, İlyas Salman, Füsun Demirel, Levent Üzümcü, Orhan Aydın, Turgay Tanülkü, Sermiyan Midyat, Cansu Fırışkuny, Cute, Rıza Sönmez dhe Muhsin Asan./21Media

Back to top button