Siguria, temë qendrore e diskutimit të Mehajt me ambasadoren e Izraelit

Pas ceremonisë së djeshme të dorëzimit të letrave kredenciale, sot Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti në takim Ambasadoren e Izraelit në vendin tonë, Tamar Ziv.
Me këtë rast, ai e uroi për marrjen e detyrës duke i shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për bashkëpunim mes dy shteteve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në vijimësi të temave të diskutuara edhe në takimin e realizuar gjatë vizitës në Izrael.
Ndër të tjera, ata diskutuan edhe për situatën e përgjithshme në mjedisin e sigurisë globale duke shprehur vullnetin e përbashkët për angazhim të të gjithëve për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë./21Media

Back to top button