Mbyllet rruga Kaçanik-Hani i Elezit

Mbyllje e përkohshme e rrugës Nacionale N2

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun se për shkak të aktiviteteve për instalime të sistemeve të automatizuara të trafikut dhe për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës Nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit, zona e rrëshqitjes.

MIT thotë se kjo rrugë do të jetë e mbyllur nga data 3 deri më 6 shtator, konkretisht nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion./21Media

Back to top button