KEK-u sqaron tymin e zi që po shihet në termocentralet

KEK-u thotë se s’po ndodhë asgjë e jashtëzakonshme

Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se tymi i zi që po shihet në termocentrale është si rezultat i kthimit në prodhim të blloqeve pas remonteve kapitale dhe se nuk ka asgjë shqetësuese dhe nuk po ndodhë asgjë e jashtëzakonshme.

“Ky është një proces i pa shmangshëm që zgjatë për disa orë derisa të kthehen blloqet në prodhim pas revizioneve të përgjithshme. Kjo ndodh prej kur janë instaluar këto pajisje në Kosovë, tash e 60 vite me parë. Njëjtë sikurse që ndodhë në çdo vend të botës ku prodhohet energji elektrike nga thëngjilli. Kjo është si rezultat i ndezjes së gjeneratorëve me anë të djegies me naftë dhe zgjatë disa orë derisa të hynë në sistem dhe të fillon ndezja e gjeneratorëve me thëngjill”, thuhet në sqarimin e KEK-ut.

Në sqarim thuhet se KEK i ka njoftuar qytetarët dhe organet përgjegjëse së se kjo do të ndodhë gjatë fazës se kthimit të blloqeve në prodhim pasi kemi përmbyllur me kohë të gjitha remontet në blloqet e TC-A dhe TC-B.

“Ajo qe shihet sot është si rezultat i kthimit në prodhim të “Bllokut A3” cili ka qenë në revizion të përgjithshëm, i ndalur për 4 muaj rresht. Gjithnjë duke u bazuar në programin e dhënë nga OE, gjatë kësaj kohe në dalje të oxhakut do të jetë prezentë tymi pak me i theksuar si dhe zhurma që do paraqitet gjatë testimit”, thuhet tutje në deklaratën e KEK-ut.

Sipas tyre gjatë fazës së startimit të njësisë gjeneruese situatë e tillë (tym më i theksuar) është e pashmangshme./21Media

Back to top button