Mbyllet segmenti Brezovicë – Qendra e skijimit

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se nga sot do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e skijimit.
Ndërsa ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 tetor, ora 16:00 (e shtunë)”, thuhet në njoftimin e MMPHI-së./21Media
Back to top button