Vërehen “pika të ujit”, mbyllet spitali modular i COVID-19

Spitali modular i COVID-19 i Klinikës Infektive në Shkup është mbyllur, kurse pacientët janë transferuar në ndërtesën e Klinikës Infektive dhe në repartet tjera të COVID-it.
Nga Klinika Infektive kanë thënë se spitali është mbyllur në mënyrë “preventive”, pasi janë vërejtur pika të ujit, të cilat siç thonë në asnjë moment nuk kanë pasur kontakt me instalimin elektrik.
“Në një vend është paraqitur sasi i vogël e pikave të ujit, por një asnjë moment nuk kanë qenë në kontakt me energjinë elektrike”, kanë thënë nga Klinika.
Ndryshe, dje 8 qytetarë të Maqedonisë e kanë humbur betejën me COVID-19, kurse janë konfirmuar 472 raste të reja./TV21

Back to top button