Mbyllja e kopshteve, Bucolli-Gërbeshi: Po merren vendime brenda natës

Sadete Bucolli-Gërbeshi nga Asociacioni i Institucioneve Parashkollore Private lidhur me mbylljen e kopshteve, sonte tha se po merren vendime brenda natës. “Edhe në vitin e kaluar ka qenë e njëjta gjë”, tha ajo në “Click”.
Bucolli-Gërbeshi potencoi se edhe tani edhe në vitin e kaluar kopshtet janë mbyllur pa statistika.
Ajo tha se vendimi për mbylljen e kopshteve ka qenë i papritur, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, Qeveria e Kosovës të dielën ka marrë vendim për mbylljen e plotë të çerdheve në vend. Këtë e ka bërë të ditur minstri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media. “Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore dhe me dy prindër të punësuar (ose qe ka vetëm një prind dhe ai prind është i punësuar), njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtator 2021 “, ka thënë Vitia./21Media

Back to top button