Mbytet në lum një kosovar në Zvicër, po ikte nga policia

Sot në mëngjes një kosovar 28-vjeçar është mbytur në lumin Ticino në Zvicër. Mediat zvicerane raportojnë se ai ishte duke ikur nga policia, pasi kishte kryer një vjedhje në një apartament në Bellinzona.
Sipas policisë, trupi u gjet pak pas orës 10 të mëngjesit në nivelin e Ponte Rossa në rrethin Galbisio.
I mbyturi është një 28-vjeçar kosovar pa adresë të përhershme.
Policia e kantonit Ticino tha se ai ishte i njohur për autoritetet dhe e kishte të ndaluar hyrjen në Zvicër./21Media

Back to top button