Mc Kresha dhe Lyrical Son sjellin këngën e re “Anija Kozmike”

Reperët shqiptarë, Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë publikuar projektin e tyre më të ri të titulluar “ Anija kozmike”.

Ende pa i bërë 24 orë kënga ka arritur të mbledhë mbi 82 mijë shikime në kanalin zyrtar të P.I.N.T në Youtube.

Teksti është shkruar nga Kreshnik Fazliu dhe Festim Arifi, video është realizuar nga Andi Decani, ndërsa producentët ekzekutiv të këngës janë, Kreshnik Fazliu, Festim Arifi P.I.N.T.

Kujtojmë se reperët tre ditë më parë publikuan bashkëpunimin tyre me OG Merks të titulluar “Perla”./21Media

Back to top button