Me 12 maj grevë, SBASHK me apel për prindërit dhe nxënësit

SBASHK ka paralajmëruar grevë një orëshe me datën 12 maj në tërë sistemin e arsimit që nga çerdhet e deri në Universitete.
“Pasi që ora e parë e punës në çerdhe, shkolla dhe universitete do të jetë grevë më 12 maj ju drejtohemi me apelin për mirëkuptim prindër dhe nxënës të dashur duke ju lutur që më 12 maj fëmijët në çerdhe t’i dërgoni një orë më vonë krahasuar me orarin e ditëve tjera. Po ashtu edhe në shkolla fëmijët le të nisen për të arritur me kohë për në orën e dytë të mësimit. Këtë apel dhe lutje prindër të nderuar po e bëjmë për hir të sigurisë së fëmijëve tuaj. “, thuhet në njoftimin e SBASHK.
Po ashtu kërkohet mirëkuptim edhe nga studentët sepse sipas tyre administrata dhe stafi tjetër në grevë do të jenë nga ora 10 deri në orën 11.
SBASHK duke u kërkuar fjale prindërve shpresojnë se Qeveria do të angazhohet për takime siç kanë thënë përmbajtjesore me sindikatat të ofroj zgjidhje të pranueshme .
“Për kërkesat legjitime në mënyrë që të mos ketë nevojë për protesta e grevë të përgjithshme, për çka SBASHK dhe sindikatat tjera janë duke u përgatitur sepse ky është vullneti dhe zëri i anëtarësisë.”, përfundon njoftimin SBASHK./21Media

Back to top button