Më 16 shkurt rikthehet shfaqja “Viganët”

Shfaqja “Viganët” me regji të Ilir Bokshit, do të jepet nesër(16 shkurt) në Teatrin e Gjilanit.
Kjo shfaqje u dha në kuader të Festivalit të Dramës Shqipe 2022.
Me fillim nga ora 19:00, do të keni mundësi të ndiqni këtë shfaqje.
“Cikli i kreshnikëve apo siç quhet ndryshe, cikli i Mujit dhe Halilit e përbën pjesën më madhështore të folklorit shqiptar, në të cilin shpaloset me forcë dhe përmasa të mëdha bota shqiptare. Këngët kreshnike përbëjnë një vlerë shpirtërore dhe një burim të pasur të fabulave dramatike të kreshnikëve. “Viganët” i ngrehë në skenë të bëmat e kreshnikëve, përkatësisht ato të Mujit dhe kreshnikëve, njerëzve të tjerë dhe figurave mitologjike që sillen përreth Mujit duke shpërfaqur kështu një dimension të ri të këngëve kreshnike, pasurinë teatrore të këtyre këngëve, ku si te tragjedia antike, heronjtë, jeta e tyre dhe të bëmat e tyre reflektohen, ndërveprojnë dhe gjykohen me opinionin e korit duke përçuar kështu njëkohësisht vlera universale dhe moderne të këtyre këngëve”, përshkruhet shfaqja.
Gjithashtun, në Teatrin e Gjilanit do të jepet edhe shfaqja “E vërteta”, më 23, 24 dhe 25 shkurt./21Media

Back to top button