Më 22 mars mbahet forumi ekonomik Kosovë-Slloveni

Pas një pune të madhe nga të gjitha palët, po ofrohet data e njërës nga ngjarjet më të rëndësishme, Forumi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Më 22 mars, në Kranjska Gora, mbi 80 biznese do të jenë pjesë e këtij forumi, ku do të kenë mundësi edhe për takime B2B, si pikënisje për suksese të reja.

Në njoftim thuhet se në forum do të marrë pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe U.d i drejtorit të KIESA-s, Zef Dedaj.

Nga qeveria sllovene do të marrë pjesë ministri i Ekonomisë, Turizmit dhe Sportit, z. Matjaž Han, si dhe drejtori i Agjencisë SPIRIT, Rok Capl.

Oda Sllovene e Bizneseve, si bashkëorganizatore e këtij forumi, ka kënaqësinë që të ju ftoj të aplikoni për të marrë pjesë në këtë forum.

Detajet për regjistrimin dhe pjesëmarrjen mund t’i gjeni në linkun:

https://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,134,781

Më shumë informata, mund t’i gjeni edhe në linkun e videos së bashkangjitur:

 

 

 

Back to top button