Me 25 gusht në Tiranë, Florian Marku ka një kërkesë për tifozët

Më 25 gusht, boksieri shqiptar Florian Marku do të përballet me meksikanin Miguel Parra në stadiumin “Air albania”.
Marku, kampion bote në peshën “Welter” në kategorinë IBF International, këto ditë po vijon stërvitjen për përballjen e madhe.
Marku ka një kërkesë të veçantë për tifozët e tij.
“Jam gati! Edhe 8 ditë kanë ngelur për ndeshjen më të madhe të historisë të boksit në Tiranë. Ju pres të gjithëve në stadiumin Air Albania, merrni me vete Flamurat që të krijojmë një atmosferë e cila do të mbahet mend gjatë!”, ka shkruar Marku në Facebook.
Marku numëron 12 ndeshje për titull në boksin profesionist nga të cilat ka fituar 11./21Media

Back to top button